Tetor, 2022
Akreditimi i AI
Agjensia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë akreditoi Akademinë Ivodent si Institucion dhe Programin e studimit të saj.
Prej vitit 2016 Akademia Ivodent ka qenë gjithmonë e akredituar, për të garantuar cilësinë e studimeve pranë saj.
Tetor, 2020
Master Profesional “Teknika protetike dixhitale dhe Ortodonci”
Akademia IVODENT në bashkëpunim me kompanitë 3Shape
(Danimarkë), IVOCLAR VIVADENT AG (Liechtenstein), SCHEU DENTAL (Gjermani) dhe përfaqësuesin e tyre ekskluziv për Shqipërinë “Dorina Mele Co.”, hap Masterin Profesional me 60 kredite (ECTS) në
“Teknika protetike dixhitale dhe Ortodonci”.
Dhjetor, 2016
Riorganizimi në Akademia IVODENT
Riorganizimi në Akademia IVODENT i institucionit i cili deri në atë kohë ishte Kolegji Profesional ”IVOCLAR VIVADENT & PARTNERS”. Kjo bën të mundur që laborantët e lartë dentarë të specializohen jo vetëm në programe tre vjecare Bachelor, por edhe më tej në programe Master madje edhe Doktoraturë.
Maj, 2010
Hapet Kolegji Profesional ”IVOCLAR VIVADENT & PARTNERS”
Hapet Kolegji Profesional ”IVOCLAR VIVADENT & PARTNERS” që ofron një program Bachelor Universitar tre vjecar në “Teknikë e Lartë Dentare” me 180 kredite ECTS, në përputhje me Konventën e Bolonjës. Ky program dhe
institucioni akreditohen në vitin 2013 dhe bëhen pjesë e Institucioneve dhe Programeve të akredituara të Arsimit të Lartë në Shqipëri.
Tetor, 2003
Hapet Institucioni Parauniversitar dyvjeçar i laborantëve dentarë ”IVOCLAR VIVADENT & PARTNERS”
Hapet Institucioni Parauniversitar dyvjeçar i laborantëve dentarë ”IVOCLAR VIVADENT & PARTNERS” me mbështetjen e kompanive IVOCLAR VIVADENT (Liechtenstein) dhe BEGO (Gjermani) nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Shqipëri, kompanisë DORINA MELE Co. Laboratorët e protetikës fikse
dhe të lëvizshme janë ndërtuar sipas standardeve më të larta të cilësisë bashkëkohore dhe të certifikuar nga njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë së IVOCLAR VIVADENT.