Bachelor - "TEKNIKË E LARTË DENTARE"

Programi Universitar Bachelor Teknikë e lartë Dentare i Akademisë Ivodent është i licensuar dhe i akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë për formimin e laborantëve dentarë me 180 kredite ECTS sipas Kartës së Bolonjës.

Diplomimi ju krijon studentëve mundësinë e marrjes së licensës profesionale për hapjen e një laboratori privat. Programi përbëhet në një pjesë të mire nga puna praktike që ndiqet dhe vlerësohet nga profesionistët tanë me shumë eksperiencë në tregjet dentare europiane, e alternuar me teorinë, e cila transmetohet nga specialist të huaj dhe shqiptarë të fushës së teknikës dentare. Studentët trajnohen gjithashtu për të gjitha llojet e protezimit dentar nga lektorë të kompanive të sipërpërmendura duke u pajisur edhe me rreth gjashtë certifikata të njohura në mbarë botën. Programi i teknikës së lartë dentare është tre-vjeçar universitar, ku praktika dhe teoria alternohen. Si një teknik dentar ju punoni në mënyrë krijuese me formën dhe ngjyrat për të zëvendësuar dhëmbët e humbur dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e punës suaj kryhet në laborator nën mbikqyrjen e profesorit. Ai në fillim demonstron disa etapa të veçanta duke punuar në grupe të vogla dhe më pas studentët praktikojnë vetë në mënyrë të pavarur.

Akademia interesohet dhe punëson studentët e dalluar që në bankat e shkollës në laboratorin e kompanise sonë si dhe në laboratorët e klientëve tanë në tregun dentar.
Shkollimi në Akademinë Ivodent kushton 2500€ në vit dhe përfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me shkollimin si tekstet mësimore, materialet e konsumit, instrumentet profesionale të punës, uniformën e shkollës, provimet dhe riprovimet etj.

Stafi pedagogjik i shkollës specializohet sistematikisht në qendrat e kualifikimit të kompanive BEGO në Gjermani, Ivoclar Vivadent në Zvicër dhe Rhein 83 në Itali. Laboratorët e shkollës janë të pajisur me aparatura tepër moderne dhe në rinovim të vazhdueshëm sipas standarteve që kompanitë e lartpërmendura kanë në të gjitha qendrat e tyre të trajnimit në botë.

Pas mbarimit të programit tre vjeçar Bachelor studentëve u ofrohet mundësia të kryejnë nivelin Master në dizenjim dentar dixhital ku specializohen në përdorimin e softwareve të 3Shape dhe Exocad nën mbikëqyrjen e trajnerëve nga këto kompani.

Akademia Ivodent interesohet për sistemimin në banesa me qera të studentëve që nuk jetojnë në Tiranë. Instrumentat e punës dhe tekstet mësimore ofrohen nga shkolla pa pagesë shtesë dhe u përkasin studentëve edhe pas përfundimit të shkollimit.

Mirëpresim maturantët në datat 29 Korrik 2020 – 15 Shtator 2020 për të kryer regjistrimet online në këtë program nëpërmjet portalit UAlbania dhe të interesuarit e tjerë për tu paraqitur personalisht në ambjentet e shkollës në Rr. Fortuzi, Tiranë.

Play Video

Formular Informues

Plotëso të dhënat e tua për të marrë ofertën e personalizuar të studimit pranë Akademisë Ivodent për vitin 2020-2021!