Pyetje & Përgjigje

Përse duhet të zgjedh Akademinë Ivodent krahas alternativave të tjera në treg?

-Akademia Ivodent është i vetmi institucion i arsimit të lartë për laborantë dentarë që ofron programe studimi dy, tre dhe katër vjeçarë të certifikuara sipas standarteve më të mira Gjermane dhe Zviceriane.
-Akademia Ivodent ka tarifën e studimit më të favorshme krahasuar me institucionet e tjera private.
-Akademia Ivodent funksionon brenda të njëjtit korpus me depon dentare, klinikën dhe laboratorët, duke plotësuar kështu kushtet unikale për formimin cilësor të laborantëve dentarë.
-Stafi ynë trajnohet periodikisht në qendrat e kompanive Ivoclar, Bego, Scheu Dental, Rhein 83, 3Shape etj.
-Akademia Ivodent është pjesë e network-ut të kompanive lider të prodhimit të materialeve dhe aparaturave dentare.
-Ofrojmë punësim të garantuar gjatë dhe pas studimeve, brenda dhe jashtë vendit.
-Studentët trajnohen dhe certifikohen nga lektorë gjermanë dhe zvicerianë, për të gjitha llojet e punimeve protetike.
-Programet e studimit përditësohen në përputhje me zhvillimet bashkëkohore të tregut dentar ndërkombëtar.

Back to Index

Cilat janë mundësitë e punësimit?

Studentët e Akademisë Ivodent kanë mundësi të shumta punësimi qysh gjatë studimeve si dhe pas përfundimit të tyre. Punësimi mundësohet nëpërmjet kontratave të Akademisë me laboratorët dhe qendrat dentare më të zhvilluara në Shqipëri, ku studentët konsolidojnë njohuritë praktike dhe garantojnë vendin e tyre të punës. Këtu bëjnë pjesë qendrat dentare lider në fushën e teknologjisë si: RealDent, AT Group, Dental Center Albania, Turk Dental Fier etj.

Back to Index

Sa është tarifa e studimit pranë Akademisë Ivodent?

Akademia Ivodent ka tarifën e studimit më të favorshme krahasuar me institucionet e tjera private.
Tarifa e studimit për nivelin Bachelor është 2,500€ në vit, ndërsa për kursin e formimit profesional është 2,000€ në vit. Aplikohen ulje prej 10% për pagesën e plotë vjetore, 20% për studentët me mesatare mbi 8.5 të gjimnazit etj. Në çmim përfshihen librat, materialet e studimit si edhe një kit profesional veglash. 

Back to Index

A është e akredituar Akademia Ivodent dhe programi i saj “Teknik i Lartë Dentar”?

Akademia Ivodent dhe programi i saj “Teknik i Lartë Dentar” janë të akredituar me urdhër nr. 328 të datës 15/08/2013 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Back to Index

Çfarë mundësish ofron Akademia Ivodent për maturantët me mesatare nën 6.5?

Akademia Ivodent ofron kurs formimi profesional 2 vjeçar në “Teknikë Dentare”, certifikimi i të cilit njihet brenda dhe jashtë vendit.

Back to Index

Cilin studim duhet të ndjek për marrjen e licensës së laborantit dentar?

Për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit si laborant dentar, kërkohet diploma e studimit Bachelor ose certifikata e formimit profesional 2 vjeçar.

Back to Index

Si mund të regjistrohem pranë Akademisë Ivodent?

Për studentët që dëshirojnë të regjistrohen në programin Bachelor “Teknik i Lartë Dentar”, maturantët e Republikës së Shqipërisë mund të regjistrohen përmes portalit U-Albania.
Për studentët nga trojet shqiptare dhe ata që aplikojnë për studim të dytë, regjistrimi kryhet direkt pranë akademisë.

Back to Index

Cili është tregu i punës për laborantët dentarë?

Ka një treg pune pa kufi për laborantët dentarë që kanë marrë shkollimin e duhur pranë Akademisë Ivodent. Kjo për shkak se gjatë shkollimit punojnë me lektorët, materialet, aparaturat dhe instrumentat e kompanive lider që kanë krijuar dhe furnizojnë me teknologji dhe ide tregun dentar mbarëbotëror. Partneri kryesor i Akademisë, kompania Ivoclar Vivadent AG, furnizon 70% të tregut botëror me materiale dhe aparatura dentare, ndërsa kompania 3Shape është krijuesi dhe furnizuesi më i madh në botë i software-ve që mundësojnë modelimin dixhital dhe automatizimin e prodhimit të potezave dentare. Për këtë arsye, laborantët dentarë që kanë studiuar në Akademinë Ivodent, punojnë sot me sukses në shumë shtete të Europës dhe Amerikës. 

Back to Index

Sa është paga mesatare mujore e një laboranti dentar në Shqipëri?

Pagesa mesatare mujore për studentët që punojnë gjatë periudhës së shkollimit është 20.000 lekë të reja, ndërsa pagesa mesatare për një student të sapodiplomuar është prej 50.000 lekësh të reja.
Për laborantët dentare me eksperiencë prej të paktën 2 vjetësh, pagesa varion rreth 100.000 lekë të reja.

Back to Index

Çfarë investimi kërkon për të nisur aktivitetin e një laboratori dentar?

Pas përfundimit të studimeve universitare apo profesionale dy vjecare, laborantët lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre të pavarur, duke hapur një laborator dentar. 
Kostot fillestare të krijimit të një laboratori deri para 5-6 vitesh ishin të nivelit rreth 15,000 Euro. Këto kosto janë ulur ndjeshëm përmes krijimit të qendrave të specializuara dentare, të cilat ofrojnë shërbime të automatizuara për shumë laboratorë dentarë, brenda dhe jashte vendit, si Dental Center Albania, AT Group, Realdent etj, të cilat përgatisin punime gjysëm të gatshme me çmime shumë ekonomike. Për këtë arsye laboratorët dentarë sot mund të nisin aktivitetin edhe me një investim prej 2,000€ – 7,000€, duke ofruar gamën e plotë të protezave dentare dhe duke u vetpunësuar.
Investimi më i ulët prej rreth 2,000€ realizohet për laborantët që kryejnë on-line modelimin dixhital, i cili lejon të punosh nga çdo vend i botës për tregun dentar mbarëbotëror. 

Back to Index