Mjeshtër Teknik Dentar

Pranë Akademisë Ivodent ofrohet një kurs specializimi një vjeçar ”Mjeshtër i Teknikës Dentare”, mbi teknikat moderne të aplikuara në laboratorët dentarë. Kursi i mundëson studentëve njohjen me protezimin estetik të dhëmbëve, ku nuk përdoret metal, protezimin e kombinuar me korona teleskopike ose atashmente, suprastrukturat mbi implante etj.
Ky kurs përshtatet për persona të cilët kanë një eksperiencë pune disavjeçare në fushën e teknikave të laboratorit dentar dhe janë të interesuar të rrisin gamën dhe cilësinë e punimeve protetike që ofrojnë laboratorët ku ata punojnë. Mësimdhënia në kurs kryhet me kohë të plotë: 5 ditë në javë nga e hëna në të premte në formën e leksioneve, seminareve dhe praktikave në laborator. Në përfundimin me sukses të kursit studentët marrin certifikatën ”Mjeshtër i Teknikës Dentare”. Stafi akademik i angazhuar në mësimdhënien e kursit ”Mjeshtër i Teknikës Dentare” është i specializuar në qendrat e trajnimit të kompanive Ivoclar Vivadent AG dhe BEGO GmbH. Studentët gjatë kursit kryejnë edhe dy trajnime në punimet protetike të kombinuara dhe ”protezimin me porcelan estetik” me trajnerë të kompanive të sipërpërmendura duke u pajisur edhe me certifikatat përkatëse.

bachelor akademia ivodent teknik dentar laborant kurs profesional

Formular Informues

Plotëso të dhënat e tua për të marrë ofertën e personalizuar të studimit pranë Akademisë Ivodent për vitin 2020-2021!