Programi universitar 2 vjeçar - "TEKNIKË DENTARE"

Programi i studimit 2-vjecar “Teknik Dentar”, hapet për herë të pare dhe mirëpret studentë pavarësisht mesatares së arritur në shkollën e mesme.

Pas tij studentët mund të liçensohen dhe kanë të drejtën të hapin laboratorin e tyre dentar në Shqipëri. Koha e shkurtër dhe kostoja e ulët e bejnë të përshtatshëm edhe për të gjithë personat që vendosin të ndryshojnë drejtimin e punësimit dhe të mësojnë një profesion që garanton punësim.

Studentëve me mesataren e shkollës së mesme të lartë se 6.5 ju njihen kreditet e fituara në rast se dëshirojnë të vazhdojnë studimet e mëtejeshme në Universitet.

Programi Universitar “Teknikë Dentare” i Akademisë Ivodent është i licensuar dhe i akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë për formimin e laborantëve dentarë me 120 kredite ECTS sipas Kartës së Bolonjës.

Stafi pedagogjik i shkollës specializohet sistematikisht në qendrat e kualifikimit të kompanive BEGO në Gjermani, Ivoclar Vivadent në Zvicër dhe Rhein 83 në Itali. Laboratorët e shkollës janë të pajisur me aparatura tepër moderne dhe në rinovim të vazhdueshëm sipas standarteve që kompanitë e lartpërmendura kanë në të gjitha qendrat e tyre të trajnimit në botë.

Pas mbarimit të programit dy vjeçar  studentëve u ofrohet mundësia të kryejnë nivelin e plotë bachelor dhe më pas studimet Master në dizenjim dentar dixhital ku specializohen në përdorimin e softwareve të 3Shape dhe Exocad nën mbikëqyrjen e trajnerëve nga këto kompani.

Akademia Ivodent interesohet për sistemimin në banesa me qera të studentëve që nuk jetojnë në Tiranë. Instrumentat e punës dhe tekstet mësimore ofrohen nga shkolla pa pagesë shtesë dhe u përkasin studentëve edhe pas përfundimit të shkollimit.

Mirëpresim maturantët në datat 29 Korrik 2020 – 15 Shtator 2020 për të kryer regjistrimet online në këtë program nëpërmjet portalit UAlbania dhe të interesuarit e tjerë për tu paraqitur personalisht në ambjentet e shkollës në Rr. Fortuzi, Tiranë.

Play Video

Formular Informues

Plotëso të dhënat e tua për të marrë ofertën e personalizuar të studimit pranë Akademisë Ivodent për vitin 2020-2021!