Teknik Dentar

Pranë Kolegjit Profesional “Ivodent” ofrohet kursi dy vjeçar i studimit ”Teknik Dentar”, i cili ka për qëllim përgatitjen e specialistëve në proceset bazë të aplikuara të protezimit dentar. Studentët e këtij kursi nuk nevojitet të kenë njohuri të mëparshme në fushën e teknologjisë dentare. Ata duhet të kenë kryer arsimin e mesëm ose të lartë dhe të kenë pasionin për tu perfeksionuar në profesionin e laborantit dentar. Studentët do të njihen me parimet teorike bazë të protezimit dentar, vetitë e materialeve dhe teknikat kryesore të përdorura në laboratorët dentarë. Në përfundimin me sukses të kursit, studenti është i aftë të punojë në proceset bazë që kryhen në laboratorët dentarë si: përgatitja e modeleve prej allçie, modelimi në dyllë i dhëmbëve, përgatitja e skeleteve metalike, protezimi total me rezinë, përgatitja e urave prej porcelani mbi metal etj. Mësimdhënia në kurs kryhet me kohë të plotë: 5 ditë në javë nga e hëna në të premte, në formën e leksioneve, seminareve dhe praktikave në laborator. Në përfundimin me sukses të kursit studentët marrin Diplomën Profesionale ”Teknik Dentar”. Stafi akademik i angazhuar në mësimdhënien e kursit ”Teknik Dentar” është i specializuar në qendrat e trajnimit të kompanive Ivoclar Vivadent AG dhe BEGO GmbH. Studentët gjatë kursit kryejnë edhe katër trajnime në punimet protetike bazë me trajnerë të kompanive të sipërpërmendura duke u pajisur edhe me çertifikatat përkatëse.
bachelor akademia ivodent teknik dentar laborant kurs profesional