Vend i lirë pune

05/05/2018

Lektor

Akademia Ivodent shpall konkursin për një vend të lirë pune për personel akademik në Departamentin e Ortodoncisë, të kategorisë “Lektor”, në Fakultetin e Teknikave Dentare.

Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të ketë gradën “Doktor” në Stomatologji;
  2. Kandidati të ketë mesatare të përgjithshme të ponderuar të studimeve të larta jo më pak se 80/100;
  3. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale dhe/ose akademike, preferohet në fushën e Ortodoncisë;
  4. Kandidati duhet të zotërojë të paktën një nga gjuhët: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht të mbrojtur dhe të vërtetuar me dëshmi.
bachelor akademia ivodent teknik dentar laborant

Vacancy

It's your turn to apply

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 11.7.2018 pranë Rektoratit të Akademisë Ivodent dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV e plotë, akademike dhe profesionale
  2. Kopje të noterizuar të gradës shkencore, si dhe një përmbledhje të tezës së kryer. Gradat e fituara jashtë vendit, duhet të shoqërohen me dokumentin e njohjes nga MASR.
  3. Deri në dy publikime të plota të përzgjedhura (artikull, ese, punime shkencore etj.)
  4. Dokumente të tjera të lidhura me aplikimin.